Close
Sport

21 vite pa fitore në Spanjë, Inter duhet të thyejë tabu

21 vite pa fitore në Spanjë, Inter duhet të thyejë tabu
  • PublishedApril 30, 2025

Ndeshja e fundit e Inter kundër një skuadre spanjolle ka sjellë eliminimin nga Champions-i dhe bëhet fjalë për sezonin e kaluar, kur zikaltrit humbën 2-1 dhe shkuan deri te penalltitë që rezultuan fatale.

Megjithatë, me fitoren në ndeshjen e parë ndaj “Los Kolçoneros”, zikaltrit arritën fitoren e tretë në 18 ndeshjet e fundit kundër një skuadre nga Spanja.

Bilanci është me 4 barazime dhe 11 humbje, pa harruar edhe humbjen në finalen e Europa Ligës kundër Sevijes në vitin 2020. Interi kishte humbur 6 ndeshje radhazi në transfertën spanjolle, përpara sesa të barazonte në vitin 2022 kundër Barcelonës.

Fitorja e fundit e zikaltërve në Spanjë daton në fazën e grupeve të edicionit 2004-2005 në transfertën 5-1 kundër Valencias. Kështu që, për të thyer Barcelonën, duhet që të thyet një tabu.