3 pikë për Interin në Torino, kontribut i rëndësishëm nga Asllani

Interi kalon me lehtësi Torinon, Asllani në listën e golashënuesve
Interi vazhdon garën për titullin kampion duke marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë ndaj Torinos. Zikaltrit zhbllokuan sfidën herët, me një gol të Zalewskit në minutën e 14-të.
Në pjesën e dytë ishte radha e Kristjan Asllanit për të lënë gjurmë, teksa realizoi saktësisht nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur fitoren.
Torino zhvilloi një ndeshje të zbehtë dhe nuk arriti të imponohej në asnjë moment, ndërsa Interi ruan ritmin dhe vazhdon të besojë për titullin deri në fund.
Në takimin tjetër të ditës, Verona dhe Lecce ndanë pikët me rezultatin 1-1./thashethemet.com