Close
Lajme

40-vjeçari i kërkuar nga Italia kapet në Rinas, tentoi të kalojë kufirin me pasaporta të falsifikuara

40-vjeçari i kërkuar nga Italia kapet në Rinas, tentoi të kalojë kufirin me pasaporta të falsifikuara
  • PublishedMay 12, 2025

Një 40-vjeçar i dënuar në Itali është arrestuar në Rinas pasi tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals. Shtetasi Eduart Isaku, i cili udhëtonte nga Madridi, paraqiti dokumente me emrin fals “Ermir Isaku” gjatë kontrollit në kufi.

Gjatë verifikimeve të thelluara, u zbulua se ai ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe vjedhje me dhunë, për të cilat ishte dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit e Firences në vitin 2018.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, duke zbatuar një proces të rreptë kontrolli për parandalimin e kalimeve ilegale dhe paligjshmërive, identifikuan shtetasin dhe e arrestuan atë.

Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij në Itali, ku do të vuajë dënimin për veprat penale që ka kryer./thashethemet.com