Close
Lajme

6 ditë nën dhe/Fadromisti 29-vjeçar humb jetën pas çarjes së rezervuarit

6 ditë nën dhe/Fadromisti 29-vjeçar humb jetën pas çarjes së rezervuarit
  • PublishedMay 9, 2025

Pas gjashtë ditësh kërkimesh intensive, u gjet trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë punës me fadromë në një fabrikë përpunimi kromi në Qafë-Burrel, Klos.

Beshiri ishte zhdukur më 3 Maj pasi një masiv dheu dhe kromi u shemb mbi mjetin që ai drejtonte.

Kërkimet u vështirësuan për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të ndërhyrë menjëherë.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat ndihmuan në gjetjen e trupit të tij.

Policia ka arrestuar 44-vjeçarin Admir Lala, drejtues teknik i firmës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit, e shfrytëzuar nga një kompani kineze.

Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur përgjegjësitë e ngjarjes tragjike./thashethemet.com