7 këshilla si të flini gjatë një vale të nxehti

Si të përballojmë këto netë përvëluese dhe të sigurojmë pak gjumë të rehatshëm? Ja shtatë këshillat më të mira:
- Mbani dhomën të freskët
Mbyllni dritaret dhe perde gjatë ditës në dhomat ku bie dielli, për të shmangur ngrohjen e ambientit. Nëse gjatë natës ka erë të freskët, hapni dritaret për ajrim. Në rast se është ende shumë nxehtë, përdorni një ventilator. - Ndërroni çarçafët
Përdorni materiale natyrale si pambuku apo liri, që janë më të ajrosshëm. Shmangni poliesterin, pasi mban nxehtësinë dhe nuk përthith djersën. Zgjidhni çarçafë me ngjyra të çelëta për një ndjesi më freskuese. - Qëndroni në rutinë
Edhe në vapë, mos ndryshoni orarin e gjumit apo zakonet e përditshme. Rregullsia ndihmon trupin të ruajë ritmin natyror dhe të flejë më lehtë. - Qëndroni të hidratuar
Pini ujë gjatë gjithë ditës dhe mos shkoni në shtrat të etur. Vendosni një gotë ujë pranë krevatit për rastet kur zgjoheni natën. - Shmangni dushin e ftohtë para gjumit
Edhe pse një dush i ftohtë mund të duket freskues, ai ul temperaturën e lëkurës por jo të trupit, duke ngatërruar sistemin termik. Në vend të kësaj, bëni një dush të vakët ose vendosni një peshqir të lagur e të ftohtë në kyçe apo qafë. - Shmangni alkoolin në mbrëmje
Edhe pse tundimi është i madh gjatë ditëve të nxehta, alkooli para gjumit e përkeqëson cilësinë e gjumit. Konsumoni me masë dhe jo afër orarit të gjumit. - Kufizoni kafeinën
Pijet me kafeinë mund të ndikojnë në dehidrim dhe ta bëjnë më të vështirë gjumin. Zgjidhni lëngje frutash të freskëta në vend të kafesë ose çajit të zi pasditeve.
Ndërsa vala e të nxehtit përparon, është e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe të krijoni kushte sa më komode për pushim gjatë natës. Netët tropikale janë një sfidë, por me disa ndryshime të vogla, mund të përballohen më lehtë./thashethemet.com