Ditën që u bë baba përfundoi në burg, flet nusja 13-vjeçare: Ma lironi, s’më ka marrë me dhunë

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Korçë. Në muajin Shtator, Dritson Kurti, 21 vjeç, u bë baba.
Për këtë arsye edhe u arrestua.
Kjo për shkak se gruaja e tij është 13 vjeçe. Ajo ka kërkuar që të dalë burri nga burgu teksa ka rrëfyer për mediat se ai që kur i lindi vajza nuk e ka mbajtur një herë në krah.
“Mua më kanë dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk më ka marrë me dhunë. Kam 5 muaj që nuk e kam parë, më ka marrë malli“, tregoi e mitura.
Edhe gjyshja e Dritsonit tha se djali është i pafajshëm dhe se ka 7 nipër të tjerë që nuset i kanë marrë të moshave nga 12 deri në 14 vjeç.
Po këto justifikime nuk janë pranuar nga prokuroria e Korçës. Ajo ka çuar dosjen në gjykatë dhe e akuzon të riun për një vepër penale që dënohet minimalisht me 25 vjet burg./thashethemet.com