Gjesti i martuar?! Shuhen dyshimet, ja lidhja e tij me vajzën e quajtur Diellza

Këngëtari Gjesti, ose siç njihet ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Besart Kelmendi, vijon të trazojë ujërat në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.
Ai është përfolur për lidhjen e tij me Xheneta Fetahun, ish konkurrente në Big Brother Vip Kosova, dhe së fundmi afrimiteti me Egli Takon është bërë “kryefjala” e mediave.
Mirëpo ditën e sotme në rrjet u aludua se Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë shtëpisë së Big Brother, por sipas disa burimeve të sigurta konfirmohet se këngëtari ka qenë në bashkëjetesë me vajzën e njohur me emrin Diellza prej një kohe të gjatë, por nuk ka qenë asnjëherë i martuar.
Gjesti dhe vajza në fjalë kanë qenë bashkë deri para hyrjes së tij në BBVK3, por grindjet e vazhdueshme dhe lidhja problematike kanë sjellë shkëputjen e tyre.
Rikujtojmë se Gjesti ka pasur disa debate të ashpra me banorët e shtëpisë së BBVA 4, sidomos me Eglin, duke e bërë publikun akoma më konfuz në lidhje me atë që po ndodh mes tyre./thashethemet.com