Subscribe


YouTube Channel



Web developed by

Lajme

S’ka më TikTok në Shqipëri, merret vendimi

LONDON, ENGLAND – FEBRUARY 28: In this photo illustration, a TikTok logo is displayed on an iPhone on February 28, 2023 in London, England. This week, the US government and European Union’s parliament have announced bans on installing the popular social media app on staff devices. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen përkohësisht të rrjetit social TikTok për 1 vit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Sipas ministres, TikTok do të mbyllet për 1 vit. Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë.

Kemi analizuar efektet që vijnë nga platformat dixhitale që i përket të gjitha aspekteve shëndetësore, aspekteve që lidhen me shëndetin psiko-emocional të fëmijëve, por edhe nme pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike që lidhen pikërisht nga këto elementë që nxiten në mjedisin dixhital dhe pikërisht në platformën e Tik-Tok. Grupi ndëristitucional i punës ka patur përbërje të gjithë autoritetet përkatëse duke filluar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Duke marrë të gjithë faktet dhe elementët të cilët për ne ka patur rëndësi maksimale dhe që lidhen drejtëpërdrejtë me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve me mjedisin dixhital kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën e Tik-Tok. Ky kufizim aksesi do të jetë deri në një periudhë 12 mujore, periudhë e cila do të na lejojë ne të gjithë kohën e nevojshme për marrjen e maseve në bashkërendim me përfaqësusit e platformës Tik-Tok”, tha Manastirliu.