Close
Lajme

Zbardhet pas 7 vitesh vrasja e Antonio Karafilit

Zbardhet pas 7 vitesh vrasja e Antonio Karafilit
  • PublishedApril 29, 2025

18-vjeçari nga Korça, Antonio Karafili nuk i dha fund vullnetarisht jetës 7 vite më parë, por u vra.

Hetimet e prokurorisë që nuk u mbyllën falë këmbënguljes së prindërve të tij zbuluan se ai ishte mbytur me një çarçaf dhe më pas ishte varur në një pemë në zonën e Voskopojës duke inskenuar vetëvrasjen e tij.

Si autorë të kësaj ngjarjeje akuzohen Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari. Motiv i krimit dyshohet te jetë bërë një lidhje paralele qe Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin.

Dyshimet u konfirmuan nga gjetja e gjurmëve biologjike të autorëve në çarçafin që u gjet pranë viktimës.

Në bazë të këtyre provave dhe me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Korçës ka caktuar masen e sigurise arrest me burg në mungesë, për Kejsi Spaillarin pasi ajo jeton prej vitesh në Kanada.

Ajo akuzohet tashmë për vrasje me dashje në bashkëpunim. Ndërsa Rexhep Vathi kreu vetëvrasje në 2024-ën.