Close
Showbiz

Vajza e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, Luna Mari mbush sot 1 vjeç

Vajza e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, Luna Mari mbush sot 1 vjeç
  • PublishedApril 30, 2025

Si sot, një vit më parë, një dritë dielli ndriçoi jetën e Luizit dhe Kiarës.

Vogëlushja e tyre Luna Mari erdhi në këtë botë, si fryt i dashurisë së madhe të babi Luizit dhe mamit Kiarës. E sot, në këtë 30 prill, moderatorja ka vendosur që të sjellë momentet që padyshim kanë shënjuar jetën e tyre.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, ndryshe nga urimet klishe për ditëlindje, Kiara ka publikuar videon nga procesi i lindjes. Që nga dhimbjet, te salla e lindjes e deri te takimi dhe përqafimi i parë i Lunës me babin e saj.

“Ne kete çast ndaloi koha…dhe nisi perjetesia jone kur erdhe ti Luna Marí Ejlli”, shkruan Kiara.