“Nuk e di kur kthehna”, Dafina Zeqiri ka një mesazh!

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Threads një lajm emocionues.
Ajo do të mbajë të shtunën koncertin e saj të fundit para se të bëhet nënë për herë të parë.
LEXO EDHE: Merr fund “martesa” mes Eglit dhe Gjestit?
“Këtë të shtunë e kam koncertin e fundit për një kohë. Kam pak emocione, sepse nuk e di saktë kur kthehna prapë me performuar live, ama projektet s’kanë me u ndal!”, shkruan ajo në postimin e saj.
Dafina dhe partneri i saj, Kreshniku, janë në pritje të një djali.
View on Threads