Degjeneron situata në klubin e njohur, dy futbollistë sherr në stërvitje

Wolfsburg po kalon një situatë delikate jo vetëm në renditje, por edhe në klimën që ka përfshirë ekipin.
Trajneri i skuadrës, Ralph Hassenhuttl ka pranuar se gjatë stërvitjes së të martës ka ndodhur një incident fizik mes futbollistëve Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura.
Ekipi gjerman ndodhet në vendin e 12në Bundesligë duke mos gjetur ritmin e duhur. Kjo po reflektohet edhe në marrëdhëniet mes lojtarëve.
“Njëri nga lojtarët e kaloi cakun dhe kjo nuk është e pranueshme. Pasojat do të ketë. Është e rëndësishme që të dy të kërkojnë falje, ta pranojnë ndëshkimin dhe të ecin përpara si ekip”, deklaroi trajneri.
Sipas raportimeve të mediumit gjerman “Kicker”, iniciatori i përleshjes ishte Mohammed Amoura.