Close
Lajme

Kujdes nga shiu! Si parashikohet moti ditën e sotme

Kujdes nga shiu! Si parashikohet moti ditën e sotme
  • PublishedMay 6, 2025

Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta.

Sipas Meteoalb, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.

Në orët e pasdites dhe në vijim të ketë një shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit dhe në verilindje të vendit do të jenë në formë rrebeshi. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.