Close
Showbiz

‘Mos i hy thellë’, Egli Tako dhe Gjesti me një projekt të ri muzikor?

‘Mos i hy thellë’, Egli Tako dhe Gjesti me një projekt të ri muzikor?
  • PublishedMay 6, 2025

Egli Tako ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “Boulevard Show” të emisionit humoristik “Portokalli”, ku u përball me pyetjet e personazhit komik “minioni” në një atmosferë plot humor dhe energji.

Egli iu përgjigj pyetjeve me shumë sportivitet dhe batuta, duke e kthyer intervistën në një spektakël të vërtetë për publikun.

E pyetur nëse kishte në plan një bashkëpunim muzikor me Gjestin, ajo zgjodhi të përgjigjej me ironi: Tani, do bëjmë apo s’do bëjmë këngë bashkë, kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është: ‘Mos i hy thellë’


LEXO EDHE: Merr fund “martesa” mes Eglit dhe Gjestit?


Përveç kësaj, ajo ndau edhe disa detaje të tjera për jetën dhe karrierën e saj, duke lënë vend për interpretime dhe nxitur reagime të ndryshme në rrjete sociale.

Edhe pse rubrika kishte karakter argëtues, deklaratat e saj u komentuan gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit, duke shtuar më shumë interes për projektet e ardhshme të artistes.

Egli