Nis nesër në Vatikan konklava për papën e ri

Në Vatikan po bëhen përgatitjet e fundit para nisjes së konklavës që do të përcaktojë kreun e 267-të të Selisë së Shenjtë.
Kjo e martë nisi me betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekreteve nga punonjësit e stafit të Vatikanit që do të angazhohen pranë Kapelës Sistine ku do të zhvillohet konklava.
Edhe perdja e kuqe në derën e ballkonit ku shfaqet për të parën herë Papa i zgjedhur është gati, pasi u vendos që të hënën.
133 kardinalë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e pasardhësit të Françeskut.
Procedura nis paraditen e të mërkurës. Fillimisht mbahet një meshë dhe pastaj pasi bëhet betimi për ruajtjen e sekreteve të gjithçkaje që ndodh brenda Kapelës Sistine, gjithëkush veç kardinalëve dhe stafit dalin jashtë ndërtesës ku nisin menjëherë këshillimet në Kapelën Sistine.
Pritet që votimi i parë të kryen pasditen e të mërkurës kur nga oxhaku i kishëzës do të dalë tym i zi ose i bardhë.
Nuk ka ndodhur kurrë që një Papë të zgjidhet që me votimin e parë.
Me më pak votime, me vetëm 3 është zgjedhur Papa Piu XII në 1939-ën, ndërsa Françesku me 5. Kardinalët parashikojnë një konklavë të shkurtër prej 3 ditësh.