Kanadaja shteti i 51 i SHBA-së? Trump ngacmon kryeministrin: Kurrë mos thuaj…

Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. Ai u pyet në lidhje me deklaratat e tij të hershme se Kanadaja mund të bëhet shteti i 51 i SHBA-së.
“Duhen dy vetë për të kërcyer tangon. Por ne nuk do ta diskutojmë këtë gjë, nëse askush nuk do ta bëjë diçka të tillë”, tha Trump.
Presidenti amerikan e mbrojti idenë e tij dhe tha se kanadezët do të përfitonin shumë gjëra si pasojë e kësaj lëvizjeje.
Por nga ana tjetër përgjigja e kryeministrit kanadez ishte shumë e matur dhe e kujdesshme.
“Siç e dini edhe nga pasuritë e patundshme, ka disa vende që nuk janë kurrë për shitje. Po ulemi në një prej tyre… Nuk është për shitje. Nuk ka për të qenë për shitje”, tha Carney.
Edhe pse të dy lëvizën shpejt nga kjo temë, Trump nuk ngurroi të ngacmonte.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh ai. /thashethemet.com