Close
Sport

Shansi i fundit, PSG-ja dhe Arsenali duan finalen e Championsit

Shansi i fundit, PSG-ja dhe Arsenali duan finalen e Championsit
  • PublishedMay 7, 2025

Sonte në orën 21:00, PSG-ja do të presë Arsenalin në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Championsit. 

Parizienët vijnë me një avantazh minimal pas fitores në “Emirates” me rezultat 1-0 falë golit të Dembele. Por gjithçka është e hapur dhe gjithçka vendoset sot në “Parc de Princes”.

Asnjëra prej skuadrave nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampioneve dhe sot do të japin shpirtin në fushë për të shkuar në finalen e madhe të 31 majit në Mynih.