Loredana Brati feston sot ditëlindjen, mos vallë Jozi i bëri një dhuratë?

Sot është një ditë e veçantë për ish-banoren e BBVA 4, Loredana Brati, e cila ka festuar ditëlindjen në mënyrë shumë të veçantë.
Ajo ka publikuar një foto me një tortë ditëlindjeje ku shkruhej:
“Ngelëm me të ëmbla, ngelëm me makarrona, Unë dua tortë.”
Ndërkohë në fotot e tjera ka treguar një buqetë trëndafilash të kuq dhe një pusullë e mistershme, pa zbuluar emrin e personit që ia ka dhuruar.
Por ndjekësit kanë nisur menjëherë të dyshojnë: a është Jozi pas kësaj surprize? Kujtojmë që mes tyre pati një lidhje me ulje e ngritje me të në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania 4.
A është kjo një shenjë që historia e tyre po rinis jashtë shtëpisë? Apo thjesht një gjest miqësor? Mbetet për t’u parë nëse Loredana apo Jozi do të thyejnë heshtjen.