Close
Lajme

Sherri mes dy fiseve për pronat, vritet 34-vjeçari! Si ndodhi tragjedia

Sherri mes dy fiseve për pronat, vritet 34-vjeçari! Si ndodhi tragjedia
  • PublishedMay 7, 2025

Një sherr i nisur mes dy familjeve një ditë më parë ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme në fshatin Tpla të Hasit.

Policia njoftoi të mërkurën [7 Maj] se një 34-vjeçar mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Uniformat blu kanë arrestuar autorin, një 41-vjeçar si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Por çfarë ndodhi në Tpla të Hasit?

Ditën e djeshme, pjesëtarë të familjes Jaku dhe Sallahu janë përfshirë në një sherr për shkak të pronave.

Për pasojë mbetën të lënduar burrë e grua nga fisi Jaku. Ata ndodhen në spital, burri jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja ndodhet ende nën kujdesin intensive të mjekëve.

Gjatë mëngjesit të ditës së sotme, policia njoftoi se arrestoi një vajzë 21-vjeçare nga fisi Sallahu.

Por mesa duket çështja nuk është lënë me kaq. 41-vjeçari i familjes Jaku, nga ku janë edhe të lënduarit, ka vrarë një anëtar të familjes tjetër.

Megjithatë të dhënat janë ende paraprake dhe policia po vijon hetimet për të zbuluar se çfarë ndodhi. Po ashtu pritet të shikohet edhe roli që ka luajtur policia pasi sherri u raportua që ditën e djeshme./thashethemet.com