PSG-ja në finalen e Champions League, eliminohet Arsenal

PSG ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Interin. Skuadra franceze eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1, pas fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Paris.
Me këtë rezultat, PSG-ja arrin në finalen e parë që prej vitit 2020, ku këtë herë do të kërkojë triumfin historik.
Inter-PSG do të luhet më 31 Maj, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih. /tvklan.al