Ledion Liço befason Gjestin me një urim të veçantë për ditëlindjen

Gjesti, fitues i “Big Brother VIP 4”, feston sot ditëlindjen dhe ka pranuar urime të shumta, përfshirë një mesazh të veçantë nga moderatori Ledion Liço.
Ledioni ka ndarë në rrjetet sociale një foto të fituesit, shoqëruar me një urim të shkurtër që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë konsideruar atë një vlerësim për momentet që përcaktuan finalen e këtij edicioni.
“Happy birthday nub @gjestt shkëlqe gjithmonë!”-është shprehur Ledioni në Instastory.
