Dy viktima nga rrëshqitja e dheut në një kantier ndërtimi në Gramsh

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Holta të Gramshit, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu. Për pasojë, kanë humbur jetën dy shtetas: A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë.