Close
Lajme

Sot bëhuni gati për plazh, si parashikohet moti

Sot bëhuni gati për plazh, si parashikohet moti
  • PublishedMay 11, 2025

Vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa, të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët me prezencë të konsiderueshme të vranësirave. Këto vranësira, veçanërisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, pritet të zhvillohen duke gjeneruar reshje të dobëta dhe lokale.

Gjatë pasdites, i gjithë territori do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në skajin verior dhe verilindor priten rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të ndjeshme, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Termometri pritet të shënojë vlerën më të ulët prej 6°C në qytetin e Bulqizës dhe më të lartën prej 27°C në Kuçovë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi që mund të arrijë mbi 30 km/h. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.