Zgjedhjet në rang kombëtar, Vlora qarku me interesin më të ulët të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas raportimit zyrtar, deri në orën 14:00, qarku i Vlorës renditet i fundit në rang kombëtar për pjesëmarrje, me vetëm 21.39% të votuesve që kanë dalë në qendra votimi.
Brenda qarkut, bashkia Finiq ka shënuar nivelin më të ulët të pjesëmarrjes, me vetëm 12.32% të qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës.
Si një nga arsyet e mundshme për këtë pjesëmarrje të dobët përmendet edhe zhvillimi i etapës së tretë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia”, e cila ka kaluar përmes qytetit të Vlorës, duke shkaktuar bllokime rrugore dhe kufizime në qarkullim.