Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu: A po lind një romancë e re në showbiz?

Një tjetër romancë e mundshme po merr vëmendjen e mediave rozë: Erjola Doçi dhe fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Lumbardh Salihu, përfliten për një lidhje që ka lindur gjatë një bashkëpunimi për një projekt filmik. Edhe pse Lumbardhi është tërhequr nga projekti për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, afrimiteti me Erjolën duket se ka vazhduar.
Burime pranë emisionit “Prive” bëjnë me dije se mes dy ish-banorëve ka diçka më shumë se miqësi, ndonëse ata nuk kanë dalë ende publikisht si çift. Dyshimet për një romancë janë shtuar, ndërsa marrëdhënia e tyre duket se po zhvillohet larg syve të publikut.
LEXO EDHE: Një zemër dhe dy duar ngritën dyshime: A është ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ në një romancë të re?
Në anën tjetër, Erjola vijon të jetë aktive në ekran si prezantuese në emisionin “E Diell”, ku çdo javë sjell energjinë dhe karizmën e saj.
Për momentin, lidhja e tyre mbetet në nivel spekulimesh… por mbetet për t’u parë sa gjatë do të qëndrojë e fshehtë kjo histori.