Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, opozita në rënie – Rezultatet paraprake

Procesi i numërimit të votave për Zgjedhjet 2025 në Shqipëri vijon, ndërsa rezultatet paraprake konfirmojnë një fitore të thellë të Partisë Socialiste, e cila është në rrugën drejt mandatit të saj të katërt qeverisës.
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 2,097 qendra votimi të numëruara nga 5,225 në total, PS ka marrë 52.5% të votave, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Rezultatet kombëtare paraprake:
Subjekti Politik | Përqindje Votash | Mandate |
---|---|---|
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) | 52.5% | 83 |
Koalicioni PD – ASHM | 34.4% | 51 |
Partia Socialdemokrate (PSD) | 4% | 3 |
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” | 3.3% | 1 |
Partia “Mundësia” | 2.6% | 1 |
Lëvizja Bashkë | 1.3% | 1 |
Koalicioni Euroatlantik (KEA) | 1.1% | 0 |
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) | 0.3% | 0 |
Aleanca Demokracia e Re (ADR) | 0.1% | 0 |
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) | 0.2% | 0 |
Lëvizja Atdheu | 0.1% | 0 |
Performanca në qarqe të veçanta:
- Tiranë: PS kryeson me 47.9% të votave dhe 19 mandate. Koalicioni PD-ASHM merr 35% dhe 14 mandate. Partitë e tjera si “Mundësia”, PSD, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” marrin nga 1 mandat secila.
- Elbasan: PS merr 68% të votave dhe 10 mandate (nga 8 më parë). Opozita zbret në 4 mandate.
- Fier: Fitore e thellë për PS me 12 mandate (nga 9 në 2021), ndërsa opozita zbret nga 7 në 4 mandate me 25.2% të votave.
- Shkodër: PS rritet me 1 mandat, duke shkuar në 4. PD zbret në 5 mandate nga 6 më parë, me 41.2% të votave.
- Lezhë: PS merr 4 mandate (44.3%), ndërsa PD merr 3 (40%).
- Dibër: PS përmbys rezultatin dhe merr 3 mandate me 58.6% të votave, PD zbret në 2 mandate.
- Vora (Tiranë): PS fiton bindshëm me 8,082 vota, Blendi Gonxhja del kandidati më i votuar me 4,794 vota personale.
Diaspora:
Nga 1,660 zarfe të numëruara prej 194,889 në total, rezulton se PD ka një përqindje më të lartë me 43.95% të votave, ndërsa PS ndjek me 42.68%.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste siguron një shumicë të qartë në Kuvend, ndërsa opozita përjeton një rënie të ndjeshme në mandate dhe në mbështetje elektorale. PS pritet të nisë mandatin e saj të katërt nën drejtimin e Edi Ramës./thashethemet.com