Close
Lajme

Zgjedhje me garë, por jo barazi: OSBE/ODIHR kritikon përdorimin e resurseve shtetërore nga mazhoranca

Zgjedhje me garë, por jo barazi: OSBE/ODIHR kritikon përdorimin e resurseve shtetërore nga mazhoranca
  • PublishedMay 12, 2025

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi sot raportin paraprak mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke vënë në dukje se procesi ishte përgjithësisht profesional dhe konkurrues, por u zhvillua në një klimë të fortë polarizimi politik.

Sipas përfaqësueses së misionit, kandidatët patën hapësirë për të zhvilluar fushatën, megjithatë u evidentuan raste shqetësuese të presioneve dhe intimidimeve, veçanërisht ndaj punonjësve të sektorit publik.

Një nga kritikat kryesore të raportit iu drejtua partisë në pushtet, e cila, sipas OSBE/ODIHR, ka përfituar nga përdorimi i burimeve shtetërore dhe administrative në funksion të fushatës.

Gjithashtu, u vu në dukje se dy partitë kryesore dominuan hapësirën mediatike gjatë periudhës zgjedhore.

Procesi i votimit është vlerësuar si i qetë në përgjithësi, me vetëm disa incidente të izoluara./thashethemet.com