Close
Sport

“Çmenduri” në Nottingham Forest: Pronari zbret në fushë dhe sulmon trajnerin

“Çmenduri” në Nottingham Forest: Pronari zbret në fushë dhe sulmon trajnerin
  • PublishedMay 12, 2025

Pas ndeshjes Nottingham Forest-Leicester, e cila përfundoi në barazim 2-2, pronari i skuadrës vendase, Evangelos Marinakis, ka shkaktuar shumë bujë me reagimin e tij.

Ai ka zbritur në fushë për të kritikuar trajnerin Nuno Espirito Santo, duke shprehur hapur mospajtimin e tij me gjeste të forta, një skenë që i la të gjithë pa fjalë.

Kjo ka nxitur shumë diskutime, duke qenë se Nottingham Forest ka siguruar pjesëmarrjen në një kompeticion evropian vitin e ardhshëm, pavarësisht barazimit ndaj Leicesterit, por humbi pikë të çmuara në garën për Champions League./thashethemet.com