Zgjedhjet 2025 – Ish-banorja e BBV ofendon qytetarët: Lëshohuni tani dele…

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, ish banorja e BBV Julia Ilirjani, nuk e ka përballuar mirë disfatën e thellë në zgjedhjet 2025 dhe ka shpërthyer në ofendim ndaj qytetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh ku tregohet si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë dy qarqet në veri që kanë votuar PD-në.
Por përtej kësaj ndarjeje skandaloze, Ilirjani ka shkuar edhe më tej, duke treguar moskënaqësi për origjinën e saj dhe ka thënë se i vjen turp që është “nga jugu”. Ajo ka shkruar: “Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”. /thashethemet.com
