Close
Showbiz

Einxhel Shkira e mbajti sekret, tregon pas 1 muaji se ka lindur djalin e dytë (VIDEO)

Einxhel Shkira e mbajti sekret, tregon pas 1 muaji se ka lindur djalin e dytë (VIDEO)
  • PublishedMay 14, 2025

Einxhel Shkira ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj – ardhjen në jetë të fëmijës së dytë!

Moderatorja e dashur për publikun dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë bërë prindër për herë të dytë më 10 prill, por lajmin e gëzueshëm e kanë mbajtur privat për 1 muaj.

Sot, Einxhel ka publikuar një video prekëse në rrjetet sociale, ku ka ndarë me emocion ndjenjat e saj dhe ka prekur zemrat e fansave.

LEXO EDHE: Einxhel Shkira emocionon me postimin: Videoja jonë e parë të katërt

Dyshja tashmë janë prindër të dy djemve, dhe duket se po përjetojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre në familje.

Ky moment i veçantë ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga publiku, duke i përgëzuar për dashurinë dhe intimitetin që kanë ndarë me fansat e tyre./thashethemet.com