Superkompjuteri përllogarit datë e saktë se kur do të shuhet jeta në Tokë

Një ditë, jeta në Tokë do të zhduket dhe bashkë me të – edhe njerëzimi. Por kur dhe si do të ndodhë kjo? Një ekip shkencëtarësh nga Toho University në Japoni, në bashkëpunim me NASA-n, kanë përdorur një superkompjuter për të zhvilluar mbi 400,000 simulime të së ardhmes së planetit tonë.
Bazuar në këto modele, shkencëtarët parashikojnë se brenda 1 miliard vjetësh, atmosfera e Tokës do të pësojë një ndryshim të pakthyeshëm: oksigjeni do të zhduket.
Si pasojë e plakjes së Diellit, i cili do të bëhet më i nxehtë dhe më ndritshëm, klima e Tokës do të ndryshojë. Uji do të fillojë të avullojë, mbulesa e reve do të zhvendoset dhe temperaturat në sipërfaqe do të rriten ndjeshëm. Bimët do të zhduken për shkak të pamundësisë për të kryer fotosintezë, duke ndalur kështu prodhimin e oksigjenit.
Ky proces, që shkencëtarët e quajnë “deoksigjinimi i shpejtë”, do të kthejë atmosferën në gjendjen që kishte 2.5 miliardë vite më parë, përpara se të ekzistonte jeta njerëzore – me përqindje të lartë metani dhe shumë pak oksigjen.
Kjo nuk do të ndodhë nesër, por simulimi është një paralajmërim i fuqishëm për brishtësinë e jetës në planetin tonë dhe sesi faktorët natyrorë mund ta ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e Tokës.