Close
Showbiz

Luiz Ejlli e sqaron njëherë e mirë, ja pse nuk i hyn politikës

Luiz Ejlli e sqaron njëherë e mirë, ja pse nuk i hyn politikës
  • PublishedMay 15, 2025

Luiz Ejlli, artisti i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, është një nga personazhet më të komentuar në Shqipëri jo vetëm për artin dhe muzikën e tij, por edhe për karakterin e fortë dhe natyrën provokative. Që pas përvojës në shtëpinë e famshme të “BBVA2”, Luizi fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve, ndërsa fansat shpesh kanë kërkuar që ai të angazhohet edhe në politikë.

Megjithatë, vetë Luiz Ejlli ka vendosur t’i japë fund aludimeve, duke folur hapur për këtë çështje dhe duke treguar arsyet pse nuk dëshiron të përfshihet në politikë.

“Politika i lëndon njerëzit dhe ndaj nuk dua të bëhem pjesë e saj,” thotë artisti, duke theksuar se nuk dëshiron të marrë vendime apo të ketë pushtet mbi askënd. Ai preferon të qëndrojë pranë njerëzve të tij, familjes, artit dhe skenës.


Reagimi i plotë i Luiz Ejllit:

Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj në politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit të zihen mes tyre. Kur gjithçka që dua është ti bëj të buzëqeshin bashkë.

Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të jem i një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë.

E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit, si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Nuk dua zyrë, dua skenë.

Ndaj, më falni nëse ju kam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten./thashethemet.com