Berisha nga Brukseli: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë e dhunshme

Nga Samiti i Internacionales Demokratike (IDU) në Bruksel, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si “më të dhunshmet në historinë e vendit” dhe një “farsë elektorale të plotë”.
Berisha theksoi se procesi zgjedhor ka ngjallur reagime të forta edhe tek anëtarët e IDU-së, duke dëmtuar imazhin demokratik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Në zgjedhjet e fundit, PD mori rreth 33% të votave ose 520 mijë vota, krahasuar me 52% të Partisë Socialiste, që siguroi mbi 800 mijë vota. Kjo e përkthyer në mandate i jep PD-së 50 deputetë, ndërsa PS do të ketë 83.
Duke komentuar rezultatin, Berisha tha: “Edi Ramën e garantoj se këtë mandat nuk do ta gëzojë”, duke lënë të nënkuptohet një qëndresë të fortë politike në vijim./thashethemet.com