Linda Rama flet pa doreza: Rrëfen 12 vitet krah Edi Ramës si kryeministër

Në panelin e Forumit Ndërkombëtar të Investimeve në Tiranë, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhënë një rrëfim të veçantë për jetën e saj personale dhe profesionale.
“Të jesh krah Edit këto 12 vite ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë,” tha ajo, duke theksuar përkushtimin e saj në politikat publike dhe ndjeshmërinë ndaj grupeve vulnerabël.
Linda Rama rrëfeu se në fillim mendonte se do t’i shtonte një dimension tjetër profilit të saj, por më pas kuptoi se kishte nevojë të ruante identitetin personal.
“Sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të shohin vetëm bashkëshorten e kryeministrit,” tha ajo me një ndjesi të thellë.
Ajo përshkroi edhe skepticizmin me të cilin është përballur gjatë këtyre viteve.
“Unë nuk kam pasur një dado, gatuaja vetë. Ishte e vështirë për njerëzit ta besonin që unë vazhdoja të isha e njëjta.”
Ky rrëfim i sinqertë i Lindës ndriçon jetën e padukshme pas profilit publik dhe sfidat personale që vijnë me të, duke treguar forcën dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur veten dhe për të dhënë kontributin e saj për vendin./thashethemet.com