Close
Showbiz

Krizë në lidhjen e Robert Berishës dhe Anës? Detajet që po nxisin dyshime për ndarje

Krizë në lidhjen e Robert Berishës dhe Anës? Detajet që po nxisin dyshime për ndarje
  • PublishedMay 19, 2025

Duket se një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar po kalon një periudhë jo të lehtë. Marrëdhënia mes këngëtarit Robert Berisha dhe partneres së tij, Ana, është përfolur së fundmi për një krizë serioze.

Edhe pse çifti ka mbajtur një lidhje në distancë për disa vite – me Robertin që udhëton shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën – duket se raporti mes tyre nuk është më si më parë.

Shenjat e ftohjes kanë nisur të duken edhe në rrjete sociale. Ana ka fshirë fotot me Robertin nga profili i saj në Instagram, ndërsa të dy herë pas here ndjekin e herë e ndalojnë së ndjekuri njëri-tjetrin, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.

Burime për “Prive” thonë se lidhja e tyre është në krizë, megjithëse nuk është konfirmuar asgjë zyrtare nga vetë çifti. A është kjo një krizë kalimtare apo sinjal i fundit të marrëdhënies së tyre? Kjo mbetet për t’u parë.

Fansat, ndërkohë, janë të ndarë: disa shpresojnë në një rikthim, të tjerët mendojnë se gjithçka ka marrë fund./thashethemet.com