Close
Lajme

Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë
  • PublishedMay 19, 2025

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është diagnostikuar me kancer në prostatë, sipas një deklarate zyrtare të publikuar ditën e sotme nga zyra e tij.

Biden, i cili është 82 vjeç, iu drejtua mjekëve javën e kaluar pas disa simptomave urinare, dhe diagnoza u konfirmua të premten. Sipas të dhënave mjekësore, ai rezulton me Gleason score 9, një tregues i një forme agresive të kancerit, tashmë me metastaza në kocka.

Pavarësisht ashpërsisë së diagnozës, zyra e ish-presidentit theksoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, çka rrit shanset për menaxhim të suksesshëm të sëmundjes. Aktualisht, Biden dhe familja e tij janë duke shqyrtuar opsionet e mundshme të trajtimit.

Zyra ka njoftuar se do të ketë transparencë lidhur me gjendjen e tij dhe se trajtimi do të nisë në ditët në vijim./thashethemet.com