Sot i jepet lamtumira e fundit Artan Lames

Sot i jepet lamtumira e fundit publicistit dhe ish-zyrtarit Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 58-vjeçare. Ceremonia e homazheve do të zhvillohet pranë Akademisë së Shkencave, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër, të cilën nuk arriti ta përballojë.
I njohur gjerësisht për pasionin e tij ndaj historisë shqiptare, ai ishte publicist, opinionist, studiues, si dhe një mbrojtës i palodhur i trashëgimisë kulturore. Ishte gjithashtu pronar i një koleksioni të rrallë të artefakteve historike.
Karrierën institucionale e nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Nga viti 2000 deri më 2002 mbajti postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa në vitet 2013–2023 drejtoi fillimisht ALUIZNIN dhe më pas Kadastrën.
/thashetheme.com