A janë ndarë vërtet? Alba dhe Limi thyejnë heshtjen me pamje romantike!

Pas shumë aludimeve për një ndarje të mundshme, Alba dhe Limi i kanë dhënë fund çdo dyshimi. Çifti simpatik, që fitoi zemrat e publikut që nga Ferma VIP, është shfaqur më i bashkuar se kurrë!
Dita e dielë i ka gjetur në krahët e njëri-tjetrit, mes përqafimesh dhe buzëqeshjesh të sinqerta. Si Alba, ashtu edhe Limi, kanë ndarë në rrjetet sociale momente nga koha që kanë kaluar bashkë – plot dashuri, energji pozitive dhe një kimikë që nuk mund të fshihet.
Pavarësisht zërave për krisje në marrëdhënien e tyre, duket se Alba dhe Limi janë më të fortë se kurrë, duke u treguar ndjekësve se dashuria e tyre është reale dhe në rritje.
Thashethemet për ndarje? Thjesht zhurmë në sfond. Çifti ka folur me gjuhën më të fortë: atë të dashurisë. ❤️
/thashethemet.com