Çfarë po ndodh pas kuintave të Big Brother VIP Kosova? Alaudin Hamiti flet për Olsa Muhametin

Prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka reaguar ndaj thashethemeve për një përplasje të mundshme me producenten Olsa Muhameti.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, ai u pyet drejtpërdrejt nëse kishte pasur ndonjë konflikt me Olsën, por e mohoi kategorikisht këtë.
“Nuk kemi pas konflikte aspak, jemi në vrullin e punës, kemi strese të ndryshme, por konflikt nuk kemi pasur ende,” u shpreh ai, duke hedhur poshtë çdo spekulim.
Olsa Muhameti ishte producente e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Kosova” dhe ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë pjesë edhe në sezonin e ri./thashethemet.com
