Ndarje me Elgit Dodën? Klea Huta thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portale të ndryshme janë përfshirë nga thashethemet për një ndarje të mundshme mes njërit prej çifteve më të dashur të publikut shqiptar: Klea Huta dhe Elgit Doda. Spekulimet për një krizë në marrëdhënien e tyre nisën të qarkullojnë me shpejtësi, duke ngritur dyshime nëse dy artistët i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Por Klea Huta, e cila zakonisht preferon të ruajë jetën private larg syrit të publikut, ka vendosur të reagojë për herë të parë dhe të qartësojë gjithçka. Në një prononcim për “Prive”, ajo u shpreh qartë:
“Meqenëse po më pyesni, po ju them që nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajme. Jemi më të lumtur se kurrë.”
Ky reagim i prerë duket se i jep fund njëherë e mirë zërave për ndarje. Çifti, që prej fillimit të lidhjes së tyre, ka qenë shumë i dashur për publikun, falë kimisë së natyrshme dhe projekteve të përbashkëta artistike.
Në vend të ndarjes, mesa duket, Klea dhe Elgiti po shijojnë më shumë se kurrë dashurinë e tyre, duke mos lënë vend për dyshime!/thashethemet.com