Close
Lajme

Vritet në mënyrë tragjike ylli i televizionit, ndërsa mbante vajzën në krahë

Vritet në mënyrë tragjike ylli i televizionit, ndërsa mbante vajzën në krahë
  • PublishedJune 2, 2025

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pranë Bukureshtit, ku u vra brutalisht ylli i televizionit Teodora Marcu, ndërsa mbante në krahë vajzën e saj të vogël. 23-vjeçarja, e njohur nga publiku për pjesëmarrjen në emisionin “Insula Iubirii” (Ishulli i Dashurisë), u qëllua me armë të shtunën, më 31 maj, jashtë kompleksit rezidencial Cosmopolis.

Autor i dyshuar i krimit është ish-partneri i saj, Robert Lupu, 49 vjeç, i cili pas ngjarjes tragjike u vetëvra kur u kap nga policia. Mediat rumune raportojnë se Teodora ishte shtatzënë në javën e 26-të dhe ishte në shoqërinë e kushërirës së saj dhe vajzës trevjeçare në momentin e sulmit, pasi kishin qenë në një festë për fëmijë dhe ishin nisur për të blerë akullore.

Thuhet se Teodora e kishte lënë partnerin pasi kishte zbuluar se ai kishte gënjyer për martesën e tij dhe nuk kishte pranuar përfundimin e lidhjes. Autori e qëlloi disa herë në kraharor dhe bark në praninë e vajzës së saj, ndërsa kushërira e ndihmoi duke tentuar ta qetësonte vogëlushen.

Policia ka gjetur dy armë zjarri në posedim të autorit, njëra prej të cilave u përdor për vetëvrasje. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e armëve.

Teodora ishte në një lidhje me iluzionistin profesionist Alexandru Marcu, me të cilin priste fëmijën e dytë. Pas vdekjes së saj, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe dhimbjeje dhe homazhe nga fansat.

“Shpirti më dhemb… dhe po qaj me telefonin në dorë,” shkroi një ndjekës në një nga postimet e saj të fundit në Instagram./thashethemet.com