Lamine Yamal shmang arrogancën e Cristiano Ronaldo-s kur pyetet për Topin e Artë

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar me maturi kur u pyet nëse mendon se e meriton Topin e Artë, një pyetje që iu drejtua me referencë ndaj Cristiano Ronaldos, i cili është quajtur arrogant për deklaratat e tij të mëparshme.
Në një intervistë për El Partidazo de COPE, Yamal u pyet: “A ke turp të thuash që ndoshta për ty je lojtari më i mirë i vitit? Cristiano e tha dhe njerëzit e quajtën arrogant. Por ndoshta ti mendon se e meriton trofeun?”
Pa hezitim, Yamal tha: “Nuk mendoj për këtë. Nëse mendon për Topin e Artë, futesh në telashe. Mendon për të luajtur, për të fituar, dhe pastaj ai vjen vetë. Nëse fitoj Champions League dhe Kupën e Botës vitin tjetër, do të vijë. Është çështje që të kënaqesh dhe ta lejosh të vijë kur duhet.”
Yamal, ende pa mbushur 18 vjeç, ka qenë vendimtar në suksesin e trefishtë të Barcelonës këtë sezon (La Liga, Copa del Rey dhe Superkupa e Spanjës), me 43 gola dhe asistime të kombinuara. Ai shihet si një nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë këtë vit, megjithëse konkurrenca është e fortë me emra si Raphinha, Mohamed Salah dhe Ousmane Dembele./thashethemet.com