Shqipëri–Serbi: Arbër Hoxha jep përgjigjen që duan të gjithë tifozët! (VIDEO)

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka folur sot në një konferencë për shtyp përpara përballjes së shumëpritur ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Në një moment të pazakontë, një gazetar i drejtoi një pyetje provokuese Hoxhës: “A do e pranoje nëse do të të thonin tani që do të fitonim ndaj Serbisë, por do të humbnim ndaj Letonisë?” Pa asnjë hezitim, Hoxha u përgjigj me sinqeritet:
“Po, do e pranoja.”
Një deklaratë që pasqyron qartazi emocionet dhe ngarkesën simbolike që mbart ndeshja ndaj Serbisë, ku përtej tre pikëve, në lojë është krenaria, historia dhe zemra e një populli të tërë.
Shqipëria do të përballet me Letoninë më 10 qershor, por të gjithë sytë dhe zemrat janë përqendruar tek sfida e parë — një ndeshje që përtej futbollit, ndjehet si mision./thashethemet.com