Close
Lajme

Momenti kur Izraeli bombardon zyrat e televizionit shtetëror iranian

Momenti kur Izraeli bombardon zyrat e televizionit shtetëror iranian
  • PublishedJune 16, 2025

Forcat izraelite kanë bombarduar zyrat e transmetuesit shtetëror iranian IRIB në Teheran, duke ndërprerë transmetimin direkt të televizionit shtetëror.

Pamjet treguan prezantuesen e njohur, Sahar Emami, teksa largohej me nxitim nga studioja gjatë transmetimit. Sipas Al Jazeera-s, Emami është një ndër figurat më të njohura të ekranit në Iran.

Pak para sulmit, ajo dëgjohej duke thënë: “Dëgjoni, ajo që po dëgjoni është zëri i agresorit. Po dëgjoni zërin e agresorit që po sulmon të vërtetën.”

Gazetarja e Al Jazeera-s, Dorsa Jabari, e përshkroi situatën si “skena të jashtëzakonshme”, duke theksuar se ky kanal është më i ndjekuri brenda vendit, pasi kanalet e huaja janë të ndaluara në Iran. “Shumë njerëz përdorin antena satelitore për të ndjekur median ndërkombëtare, por kjo është shpesh e vështirë. Ky televizion mbetet më i qasshmi për publikun e gjerë,” shtoi ajo. /thashethemet.com