Close
Lajme

Pas shkarkimit të drejtorëve në Vlorë, Edi Rama u jep ultimatum zaptuesve: Keni 48 orë kohë…

Pas shkarkimit të drejtorëve në Vlorë, Edi Rama u jep ultimatum zaptuesve: Keni 48 orë kohë…
  • PublishedJuly 5, 2025

Në një reagim të fortë ndaj zaptimit të hapësirave publike në Lungomaren e bukur të Vlorës, Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum zaptuesve të trotuareve dhe pronarëve të “pergolatave” që të largojnë brenda 48 orëve të gjitha strukturat që pengojnë kalimin e lirë të qytetarëve dhe turistëve.

“Pergolatë” është një kategori e re zaptimi, që sipas Ramës, përdoret për të justifikuar me “teori skandaloze” se toka përreth pallateve i përket ndërtuesve, ndërkohë që në fakt ajo është pronë e përbashkët e banorëve dhe mjediseve publike.


LEXO EDHE: Linda Rama flet pa doreza: Rrëfen 12 vitet krah Edi Ramës si kryeministër


Kryeministri paralajmëroi se këto ndërhyrje të paligjshme janë përhapur jashtë zonës së lejuar nga projekti për vendosjen e çadrave dhe karrigjeve, duke rrëmbyer madje edhe trotuaret anash pallateve, nën “sytë e mbyllur” të inspektorëve dhe drejtuesve të bashkisë për vite me radhë.

“Tani thirrja ime për të gjithë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është e qartë: keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për të larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve dhe ‘pergolatave’, duke i rikthyer ato në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares,” tha Rama.

Ai theksoi se nga e hëna e ardhshme nuk do të ketë më tolerancë dhe se askush nuk do të ketë më mundësi të pengojë lirshëm hapësirat publike./thashethemet.com