Close
Lajme

Lirohet nga burgu Ervin Salianji

Lirohet nga burgu Ervin Salianji
  • PublishedJuly 8, 2025

Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike, është liruar me kusht nga burgu pas gati 10 muajsh qëndrimi në qeli. Vendimi u mor paraditen e së martës, më 8 korrik, nga Gjykata e Fierit, pas shqyrtimit të kërkesës së tij për lirim të parakohshëm.

Salianji kishte vuajtur tashmë 2/3 e dënimit dhe i kishin mbetur vetëm rreth 3 muaj nga përfundimi i plotë i tij. Raporti i shërbimit të provës rezultoi pozitiv, ndërsa edhe prokurori i çështjes dha miratimin për lirimin me kusht.

Kjo ishte një nga disa tentativat e Salianjit për të fituar lirinë, që prej arrestimit më 27 shtator 2024, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës.

Salianji ishte dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, në lidhje me rastin e njohur si “Babalja”, ku akuzoi publikisht vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për përfshirje në trafikun e drogës. Hetimet zbuluan se materiali audio ishte i montuar dhe dëshmitë të simuluara, çka çoi në shpalljen e tij fajtor./thashethemet.com