Blero i ndarë sërish? Këngëtari shfaqet me një vajzë misterioze në Prishtinë

Pas një tjetër ndarje në jetën sentimentale, këngëtari i njohur Blero Muharremi është fotografuar së fundmi në një lokal në Prishtinë në shoqërinë e një vajze misterioze, duke ngritur menjëherë pikëpyetje për një lidhje të re.
Të dy u panë mjaft të afërt, duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë më shumë se thjesht miqësi. Ndërkohë, vetëm një muaj më parë, Blero ishte përfolur për një romancë me një vajzë nga Peja, e cila jetonte prej vitesh në Norvegji. Madje, u raportua se ajo po qëndronte në apartamentin e këngëtarit në Prishtinë.

Por kjo lidhje duket se ka marrë fund po aq shpejt sa nisi. Ish-e dashura ka ndarë një mesazh të koduar në Instagram, që dyshohet se i drejtohej pikërisht Bleros:
“Ruaju prej atyre që të thonë gjithë kohën ‘të dua’. Veprat vlejnë më shumë se fjalët.”
Ndërkohë, Blero ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, pa bërë komente publike. Kujtojmë që gjatë kohës së lidhjes, ai ishte mjaft i rezervuar, duke shmangur publikimin e imazhit të partneres, por jo dedikimet romantike. E uroi për Shën Valentinin, dhe më pas edhe për ditëlindje, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia ishte në distancë.
Por romanca mori fund shpejt. Dhe tani, me paraqitjen në publik me një tjetër vajzë, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një dashuri të re, apo vetëm për një shoqëri të ngushtë./thashethemet.com