Ndjekësja e akuzoi se i ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve, Efi reagon ashpër

Personazhi i njohur i ekranit dhe rrjeteve sociale, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza nga një ndjekëse, e cila e ka përfshirë atë në një listë vajzash të njohura të shoëbiz-it shqiptar që dyshohet se kanë kontakte me persona të dënuar në burgje.
“Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve”, ka shkruar ndjekësja në profilin e Efit.
Pas këtij komenti, Efi ka reaguar me një video të publikuar në rrjete sociale, ku mohon kategorikisht akuzat dhe kritikon portalet që sipas saj publikojnë lajme të pavërteta vetëm për klikime.
“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni. Duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime, nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt. Nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam. Nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre”, tha ajo ndër të tjera.
Në fund të reagimit të saj, ajo shton me ironi: “Nëse po e bëj këtë story është se të lutem aman, a u kënaqët? A mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur? Nëse keni mbaruar punë më thoni që të vazhdoj të postoj prap. Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh.”./thashethemet.com