Close
Showbiz

A mori pjesë Jozi në festën e ditëlindjes së Loredanës?

A mori pjesë Jozi në festën e ditëlindjes së Loredanës?
  • PublishedMay 11, 2025

Loredana Brati festoi ditëlindjen me një festë të madhe ku nuk munguan emrat e njohur nga “Big Brother VIP” dhe “Top Channel”.

Të ftuarit e shumtë dhe atmosfera festive tërhoqën menjëherë vëmendjen në rrjete sociale.Por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Joz Markut.

Dy ditë më parë, Jozi e uroi publikisht Loredanën për ditëlindje përmes një InstaStory, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për të përmirësuar marrëdhënien mes tyre. Nga ajo që shihet në videot dhe postimet e shumta nga festa, Jozi nuk është i pranishëm askund.

Madje, në një video që po qarkullon në rrjet, dëgjohet Valbona Mhilli teksa i drejtohet Loredanës me pyetjen: “Ku është Jozi?”, çka ka nxitur edhe më shumë aludimet se ai nuk ka qenë i ftuar fare./thashethemet.com