“Admirali” Luiz Ejlli godet me një mesazh që nuk harrohet

Luiz Ejlli ka surprizuar ndjekësit e tij në Instagram me një postim ku shfaqet si një admiral, i krijuar përmes inteligjencës artificiale. Në mbishkrimin e fotos, këngëtari ka zgjedhur një frazë që të lë pa fjalë:
“Nuk jam pjesë e marines, por kam kaluar stuhi që shumë s’do i përballonin kurrë. Disa bëjnë betime, disa jetojnë thjesht me kod. Unë bëj të dytën”, shkruan ai.
Me këtë mesazh të fortë dhe simbolik, Luizi duket se vijon të komunikojë me publikun përmes metaforave që lidhen me rezistencën, betejat personale dhe kodin e tij moral. Një tjetër lëvizje e fortë nga një personazh që di si të krijojë rezonancë.
Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjet, duke ditur gjithmonë si të përçojë mesazhe që godasin në shenjë./thashethemet.com

